Këtë të mërkurë nga ora 21:00, në “Olimpico” të Romës luhet finalja e Kupës së Italisë, mes Juventuit dhe Interi.
Trajneri i interit, Simone Inzaghin, pas Superkupës së fituar pikërisht ndaj skuadrës së Massimiliano Allegrit, kërkon trofeun e dytë.
“Detajet do të bëjnë diferencën. Të jesh këtu është krenari e madhe. Ndeshja do të transmetohet në gjithë botën, është shumë e rëndësishme”.
Almost there, the hype is on! 🔥
24 hours and… Action! 🎬
⚪️⚫️ 🆚 ⚫️🔵#JuveInter #CoppaItaliaFrecciarossa #WeAreCalcio @juventusfcen @Inter_en @LeFrecce pic.twitter.com/YDgLx2ajSD— Lega Serie A (@SerieA_EN) May 10, 2022
“Nuk ka receta, finalet duhet të luhen me agresivitet dhe vendosmëri. Juventusi është një kundërshtar shumë i fortë dhe cilësor, do të duhet të japim 120 për qind për të ngritur Kupën”.
Inzaghi e di se për çfarë do të luajë Interi në 15 ditët e ardhshme.
“Ne dhe stafi e dimë se çfarë kemi bërë në këtë rrugë, kemi qenë shumë të mirë falë djemve që na kanë ndjekur gjithmonë. Pritshmëritë për ne janë rritur në mënyrë të pashmangshme”.
Vigilia di #JuventusInter: dallo stadio Olimpico di Roma in diretta la conferenza stampa di Simone Inzaghi https://t.co/siJ74CnG2l
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 10, 2022
“Në janar fituam trofeun e parë, tani do të kemi këtë ndeshje shumë të rëndësishme me Juven dhe më pas në dy ditët e javët e fundit do të luajmë për titullin”.
“Kemi bërë një punë të shkëlqyer falë klubit, ekipit dhe tifozëve. Më 8 korrik nuk e prisja gjithë këtë”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/