Site icon Telegrafi

Inzaghi pas humbjes nga Real Madridi: Më vjen keq për klubin, tifozët dhe lojtarët që dhanë gjithçka

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka thënë se i vjen keq për klubin, tifozët dhe lojtarët pas humbjes 1-0 nga Real Madridi, por tha se Nerazzurrët do të kualifikohen tutje nëse vazhdojnë të “luajnë kështu”.

Ekipi i Inzaghit pati një mori rastesh, por nuk arritën të mposhtnin Thibaut Courtois, i cili pati një lojë të shkëlqyer në portën e Real Madridit.

Ekipi i Carlo Ancelotti përfundimisht mori tre pikë në Milano, pasi Rodrygo shënoi golin e fitores në minutën e 89-të dhe ndihmoi Realin ta niste mbarë sezonin.

Lexo po ashtu Reali merr pikë të plota në udhëtimin te Interi

Trajneri i Nerazzurrëve pretendoi se Interi duhet të mësojë t’iu “kushtojë më shumë vëmendje”, por tregoi një paraqitje të shkëlqyer dhe ishte ende “i sigurt” pavarësisht humbjes së lojës së parë.

“Ne duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje, kishte vetëm edhe një minutë për të shkuar”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Amazon Prime Italia.

“Le të shikojmë përpara, le të mendojmë se si e mbajtëm qëndrimin tonë kundër Real Madridit”.

Lexo po ashtu Ancelotti i kënaqur me fitoren e ‘vuajtur’ ndaj Interit, lavdëron Courtois dhe Rodrygon

“I kërkova ekipit personalitet dhe guxim, të cilin e kishim. Por, ne u përballëm me një portier që ishte i vështirë për tu mposhtur”.

“Më vjen keq për klubin, tifozët dhe lojtarët që dhanë gjithçka. Kundër këtyre ekipeve nuk mund ta ulni përqendrimin, por duke luajtur kështu, kam besim se do të kualifikohemi”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version