Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko ka shpërndarë një video mjaft interesante në profilin e tij në Twitter.
Ai publikoi një video ku shihet një inxhinier nga Turqia i cili po këndonte himnin e Ukrainës në një tunel të metrosë së Stambollit, transmeton Telegrafi.
Gerashchenko madje kërkoi ndihmën e të tjerëve për ta identifikuar atë në mënyrë që t’i bëjë një falënderim.
An engineer from Turkey sings the Ukrainian anthem in a Istanbul metro tunnel.
Beautiful! Thank you!
If you know the singer’s name or Twitter handle, please share so I can thank him. pic.twitter.com/8BbT2vlthX
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 5, 2023
“Një inxhinier nga Turqia këndon himnin e Ukrainës në një tunel të metrosë së Stambollit. Shumë bukur të falënderoj”, ka shkruar këshilltari ukrainas.
Prej se kur filloi lufta në Ukrainë, video të shumta solidarizimi janë shpërndarë në përkrahje të vendit.
Madje edhe slogani me histori të vjetër i ushtrisë ukrainase “Lavdi Ukrainës” (Slava Ukraini) është cituar nga shumë figura të larta. /Telegrafi/