Telegrafi

Inxhinieri i Google hidhet për vdekje nga kati i 14-të i selisë në New York

Një inxhinier i Google, 31-vjeçar, u hodh për vdekje nga kati i 14-të i selisë së kompanisë në qytetin e New York-ut.

Burri i cili nuk është identifikuar publikisht, u gjet në tokë rreth orës 23:30 të së enjtes, transmeton Telegrafi.

Policia mori telefonata të shumta në lidhje me incidentin dhe autoritetet thanë se ai u gjet pa ndjenja.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Bellevue, ku më vonë u shpall i vdekur.

Siç raportohet, oficerët gjetën gjurmët e duarve në tarracën e katit të 14-të, thanë burimet për New York Post.

Nuk kishte asnjë shënim vetëvrasjeje.

Ky është punonjësi i dytë i Google që thuhet se i mori jetën vetës pasi kolegu i tij Jacob Pratt, 33 vjeç, u gjet i vdekur brenda banesës së tij më 16 shkurt. /Telegrafi/