Site icon Telegrafi

Investitorë nga India të interesuar për investime në Kosovë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka pritur sot një delegacion prej 29 investitorëve nga India, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë.

Sipas një njoftimi të AKP-së,investorët kanë kërkuar që të informohen rreth mundësive për pjesëmarrje në portfolion e privatizimit, si dhe për kërkesat ligjore për pjesëmarrje në valët e ardhshme të privatizimit.

Zyrtarët e AKP-së kanë përgatitur një prezantim për investitorët nga India me portfolion e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të mbetura për privatizim të mëtutjeshëm. Ata i kanë siguruan mysafirët se, në përputhje me ligjin, AKP do t’i regjistrojë në regjistrin e investitorëve potencialë dhe do t’u ofrojë informacionet që u duhen atyre për ndërmarrjet shoqërore dhe asetet e tyre dhe për mundësinë e pjesëmarrjes në tenderët që do të zhvillon Agjencia, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Exit mobile version