Site icon Telegrafi

Investime, spital dhe rehabilitim infrastrukturor – LVV prezanton projekte të reja për Ferizajn

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka mbajtur tubim zgjedhor në qytetin e Ferizajt. Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti u shpreh se “mikpritja e përzemërt, na e bëri dimrin verë”.

Ai tha se “me zemrën plot, e me dorën në zemër, për Ferizajn e nga Ferizaj zotohemi për: 500 milionë euro investime në Brezovicë; ndërtimin e Ngrohtores dhe Spitalit të Qytetit; Rehabilitimin e Linjës 10 dhe projektimin e linjës hekurudhore që lidh Ferizajn e Prizrenin me Gjilanin dhe Bujanocin”.

Zotim tjetër ishte edhe zhvendosja e mbledhjes së TVSh-së së mallrave nga kufiri në brendi të vendit, duke mundësuar që pagesa e TVSh-së të bëhet në muajin pasues të muajit të importimit.

Përveq Ferizajt, LVV pati tubim edhe në Lipjan ku edhe aty shpalosën disa zotime. /Telegrafi/

Exit mobile version