Gerard Pique ka qenë pjesë e një programi humoristik në Movistar +, ku me përgjigjet e tij, jo pak ka munguar humori dhe thumbimet për dy klubet rivale Real Madrid dhe Espanyol.
Ka qenë vetë lojtari që i kishte dërguar mesazh në Twitter televizionit Movistar +, duke e ftuar veten në programin “La Resistencia” që drejtohet nga David Broncano, një komedian i njohur në Spanjë.
Të enjten në mbrëmje qendërmbrojtësi i Barcelonës u ftua në emisionin “La Resistencia”, në Madrid. Spektakli ishte i garantuar, pasi që Pique njihet për humorin e tij.
Prezantuesi Broncano nuk i ndali pyetjet provokative për lojtarin, nga fillimi deri në fund.
Ai e pyeti se sa para ka në llogarinë bankare. Përgjigja e Pique ishte ngacmim për rivalët e qytetit, Espanyolin.
“Pas kaq vitesh në futboll, kam në bankë më shumë para se buxheti i Espanyol këtë vit”.
Prezantuesi i tha se buxheti i Espanyol këtë sezon është 57 milionë euro, Pique u përgjigj: “Unë kam shumë më tepër”.
Pyetja më provokuese ishte për seksin, kur dihet që për partnere e ka këngëtare e bukur, Shakiran.
“Sa herë ke bërë seks këtë muaj? A llogaritet Bernabeu?”, ishte përgjigja e tij.
Natyrisht, shaka që do t’ju dhemb shumë tifozëve të Realit, pasi Barcelona i ka mposhtur dy herë në Bernabeu këtë vit.
Espanyol ia kthen përgjigjen
Përgjigjes së mbrojtësit të Barcelonës se ka bërë para më shumë sesa ka buxhet Espanyoli për këtë vit, i është përgjigjur klubi me një mesazh në rrjetet sociale, por pa përmendur emrin e futbollistit.
“Pasioni ynë. Ekipi që e lë lëkurën çdo ditë. 119 vitet tona të historisë. Minuta e 21. Të rinjtë. Respekti për rivalët. Zemra blu e bardhë. Kjo është trashëgimia jonë dhe vlera e saj nuk matet me euro”, thuhet në këtë mesazh të klubit.
Aquests són els nostres valors#RCDE | #Volem | #EspanyoldeBarcelona | #BarçaEspanyol pic.twitter.com/o87XBvOwpi
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) March 29, 2019
Espanyol është rivali i qytetit të Barcelonës dhe ndeshjet me këtë klub shpesh janë të zjarrta. /Telegrafi/