Telegrafi

Intervista e shumëpërfolur e BBC – kështu do të përballej një grua me një situatë të tillë? (Video)

Ajo është quajtur “intervista më interesante e vitit”, kur analisti politik Robert E. Kelly gjeti veten të befasuar nga vajza e tij, gjatë një interviste të ndërprerë për BBC, e cila u shpërnda me të madhe javën e kaluar.

Dhe ajo që po flitet së fundmi është fakti se si do të reagonte një grua, nëse ajo do të kishte qenë në vend të Robertit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Tentimi i profesorit për të dhënë intervistë serioze për BBC, “shkatërrohet” nga fëmijët e tij (Video)

Një ide e tillë është vënë në “skenë” në një video parodi nga dyshja komediane nga Zelanda e Re, Jono dhe Ben, të cilët kanë “vendosur fjalët e profesorit në gojën e gruas”.

Për të parë se për çfarë bëhet fjalë, shihni videon më poshtë:

Lexo po ashtu Intervista për BBC-në, e ndërprerë nga fëmijët “trazovaçë” (Video)