Ajo është quajtur “intervista më interesante e vitit”, kur analisti politik Robert E. Kelly gjeti veten të befasuar nga vajza e tij, gjatë një interviste të ndërprerë për BBC, e cila u shpërnda me të madhe javën e kaluar.
Dhe ajo që po flitet së fundmi është fakti se si do të reagonte një grua, nëse ajo do të kishte qenë në vend të Robertit, përcjell Telegrafi.
Një ide e tillë është vënë në “skenë” në një video parodi nga dyshja komediane nga Zelanda e Re, Jono dhe Ben, të cilët kanë “vendosur fjalët e profesorit në gojën e gruas”.
Për të parë se për çfarë bëhet fjalë, shihni videon më poshtë: