Rrjetet sociale po vlojnë me disa spekulime për jetën personale të çiftit Barack dhe Michelle Obama.
Mungesa e Michelle, njëherësh ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara në dy ngjarje publike të profilit të lartë ka ndezur thashetheme të pabaza për një divorc mes saj dhe ish-presidentit, shkruan FirstPost.com.
Ajo ka folur edhe më parë për uljet dhe ngritjet e saj martesore, ndonëse u shpreh për “këmbënguljen” që ndihmoi në lundrimin e këtyre mosmarrëveshjeve me bashkëshortin.
Por pse janë përhapur thashethemet për divorc mes çiftit Obama dhe çfarë i nxiti këto spekulime?
Postimet për këto spekulime dhe pyetja nëse çifti po shkon drejt divorcit u bënë kur u raportua se Michelle Obama ka anashkaluar inaugurimin e Presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump, inaugurim që bëhet të hënën më 20 janar.
Zyra e saj tha të martën që ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar që do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit derisa ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm.
Komunikata nuk ofroi një shpjegim pse do të mungojë në inaugurim, ku tradicionalisht marrin pjesë ish-presidentët dhe bashkëshortët e tyre.
Kjo është ngjarja e dytë e profilit të lartë në të cilën Michelle Obama ka refuzuar të marrë pjesë.
Javën e kaluar, ish-zonja e parë nuk e shoqëroi bashkëshortin e saj, Barack, në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter. /Telegrafi/