Telegrafi

Interi nuk fiton dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

MILAN, ITALY - DECEMBER 11: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale reacts during the UEFA Champions League Group B match between FC Internazionale and PSV at San Siro Stadium on December 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interit ka marr vetëm një barazim me PSV duke mos përfituar nga barazimi i Tottenhamit ndaj Barcelonës.

Italianët e nisën shumë mirë ndeshjen ku kishin një rast të mirë me Ivan Perisic, që me gjuajtjen e tij qëlloi shtyllën në minutën e gjashtë.

Kjo iu hakmor menjëherë italianëve pasi një top i vjedhur nga Steven Bergwijn u kthye në asistim për Hirving Lozano që shënoi më kokë për 1-0.

Kjo ndodhi në minutën e 13-të.

Festa e PSV . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pas pësimit të golit Interit u hodh në sulm, por duke lënë shumë hapësira prara.

PSV rrezikoi disa herë nga kundërzbritjet, por që Handanovic ishte në vend në dy raste, e një herë nuk u qëllua kuadrati.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta Interi e nisi më mirë.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në minutën e 49-të kishte rast të mirë Mauro Icardi, por goditjen e tij e priti Jeroen Zoet.

E portieri Zoet iu rikthye në makth për sulmuesit e Interit.

Valero dhe Brozovic gjuajtë në minutat 61 dhe 65, por pa sukses.

Interi shtoi forcat në sulm, kur u fut në lojë Keita dhe Lautaro Martinez.

E fal lojës sulmuese arriti të shënojë në minutën e 73-të. Matteo Politano harkoi bukur në zonë ku Mauro Icardi shënoi me kokë për 1-1.

Mauro Emanuel Icardi (. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi ra në lojë pasi pësoi gol dhe nuk arriti ta shënojë atë të fitore që do ta dërgonte në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit do të luajnë në Ligën e Evropës.  /Telegrafi/