Klubi italian, Interi thuhet se ka zbehur interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukuku.
Nerazzurrët kanë emëruar Antonio Conten trajner të ri, si pasues të të shkarkuarit Antonio Conte.
Me ardhjen e Contes në stolin e Interit janë rritur edhe kërkesat për transferime të mëdha dhe luftë për trofe.
Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar te Interi është sulmuesi belg, Lukaku, për të cilin flitej se kanë edhe marrëveshje personale.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, shpresat e italianëve për nënshkrimin e sulmuesit të Unitedit janë zbehur.
Ky medium raporton se optimizmi i Contes për transferimin e Lukakut ka rënë pas komplikimeve në lidhje me kërkesat e 26-vjeçarit për pagë, por edhe çmimi i kërkuar nga Unitedi. /Telegrafi/