Telegrafi

Interi vihet seriozisht pas Hakim Ziyech, lojtari ka shumë oferta në tavolinë

Hakim Ziyech. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

‘France Football’ shkruan se Interi i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech.

Marokeni ka rënë shumë në sy në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurët e synojnë 26-vjeçarin për sezonin e ardhshëm dhe janë të interesuar të bëjnë një ofertë për të nënshkruar me ish- lojtarin e Heerenveen.

Ziyech në aksion . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ziyech ishte shumë afër transferimit në Romë vitin e kaluar, por Giallorossët vendosën për Javier Pastoren që erdhi nga Paris Saint-Germain.

Marokeni i cili ka shënuar 19 herë në të gjitha garat për gjigantët holandez, i kanë mbetur dy vjet në kontratën e tij.

Ziyech e Carvajal . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Ai vlerësohet rreth 35 deri në 40 milionë euro.

Ndërkohë, Liverpool, Barcelona dhe të dy klubet e Manchesterit janë të interesuar në nënshkrimin e Ziyech. /Telegrafi/