Latuaro Martinez nuk do të mbetet te Interi dhe për këtë fakt duket se është pajtuar klubi italian.
Sulmuesi argjentinas ka një marrëveshje personale me Barcelonën, pasi qëllimi i tij është t’i bashkohet Lionel Messit në Camp Nou.
Interi synon që nga shitja e Lautaros t’i argëtojë 111 milionë euro sa është klauzola e tij.
Por duket se Neroazzurët kanë gjetur tanimë zëvendësuesin perfekt për argjentinasin që pritet t’i bashkohet Barcelonës.
Gazzetta dello Sport ka raportuar se zikaltërtit kanë në plan transferimin e francezit Anthony Martial nga Manchester United.
Sulmuesit francez i pëlqen ideja të ribashkohet me Romelu Lukakun dhe ai nuk është kundër një transferimin në Serie A.
Megjithatë problemi qëndron tek Djajtë e Kuq që e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë yllin e tyre.
Por për ta bindur Unitedin që të heqë dorë nga Martial, Inter duhet të dërgojë ofertë mbi 70 milionë euro. /Telegrafi/