Klubi italian, Interi është gati të shesë mesfushorin sulmues, Matteo Politano, nëse ndonjë klub paguan shifrën e kërkuar për të.
Politano ka luftuar për të luajtur nën urdhrat e Antonio Contes këtë sezon, duke bërë vetëm dy ndeshje si titullar, ku të dyja ishin në muajin shtator.
Situata e tij ka bërë që lojtari të mendoj largimin, ndërsa edhe Nerazzurrët janë pajtuar me largimin e tij.
Roma besohet se është i interesuar për 26-vjeçarin, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Fiorentina dhe Napoli.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi është i gatshëm ta shesë Politanon këtë muaj, nëse ndonjëri klub paguan 25 milionë euro.
Politano gjithashtu është përfolur edhe si kartë e ndonjë shkëmbimi të mundshëm me mbrojtës të majtë si Leonardo Spinnazola apo Fauzi Ghoulam. /Telegrafi/