Telegrafi

Interi vendos çmimin përfundimtar për Joao Marion

Joao Mario. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Joao Mario po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Interit.

Me tu hapur afati kalimtar veror, mesfushori portugez pritet të largohet nga zikaltërtit.

26-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje këtë edicion në Serie A, ku në shumicën e këtyre takimeve është inkuadruar nga banka rezervë.

Lojtari nuk bënë pjesë në planet e klubit dhe Inter ka vendosur ta shesë përfundimisht atë.

Neroazzurët tanimë i kanë vendosur edhe çmimin përfundimtar lojtarit dhe për ta lënë të lirë duan 17 milionë euro.

Joao Mario. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Porto dhe Monaco janë dy skuadrat e interesuara deri më tani për transferimin e Joao Marios.

Por nuk përjashtohet mundësia që në garë të futet edhe West Ham United, skuadër që e kishte në huazim Joao Marion një vit më parë.

Gjithsesi Inter do të mbetet i humbur nga ky futbollist, pasi në vitin 2016 paguan 40 milionë euro për transferimin e tij, por që lojtari në asnjë moment nuk e shpagoi investimin e klubit. /Telegrafi/