Interi nuk dëshiron ta shesë për një çmim të lirë sulmuesin dhe kapitenin, Mauro Icardi.
Gazzetta dello Sport raporton se Nerazzurrët kanë caktuar çmimin prej 70 milionë eurosh për argjentinasin, i cili kërkohet nga disa klube evropiane.
Napoli është klubi më i interesuar për shërbimet e Icardit, të cilin e dëshiron në vend të Gonzalo Higuainit që po shkon te Juventusi.
Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe klubet angleze, sidomos Arsenali. /Telegrafi/