Telegrafi

Interi vazhdon të ketë objektiv tre lojtarë të Chelseat dhe Milikun

Foto: FC Inter/Twitter

Arek Milik, Olivier Giroud, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso mbeten në radarin e Interit pasi Nerazzurrët thuhet se janë të gatshëm të nënshkruajnë një sulmues të ri dhe një mbrojtës të krahut në janar.

Afati i ardhshëm i transferimeve do të jetë i zënë për gjigantët e Serie A pasi Tuttosport raporton se drejtori Beppe Marotta do të kërkojë të shtojë të paktën dy nënshkrime të reja në ekip.

Olivier Giroud mbetet në radarët e Nerazzurrit dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Arek Milik të Napolit.

Sulmuesi polak dëshiron të largohet nga Napoli në janar, gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tij.

Sipas gazetës Tuttosport, Interi mund të ofrojë Matias Vecino, Radja Nainggolan ose Chirstian Eriksen si pjesë të marrëveshjes.

Giroud është një shënjestër që një kohë të gjatë e gjigantëve të Serie A të cilët gjithashtu janë të interesuar për Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso ndërsa N’Golo Kante thuhet të jetë një ‘shënjestër e pamundur’.

Antonio Conte nuk ka një sulmues rezervë për të zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili aktualisht është i dëmtuar.

Tekniku italian nuk duket se po mbështetet te Andrea Pinamonti pasi ish-sulmuesi i Genoas mbet në stol në dy ndeshjet e fundit kundër Parma dhe Real Madrid. /Telegrafi/