Telegrafi

Interi vazhdon të jetë i fokusuar në transferimin e Aubameyangut

Interi vazhdon të jetë i interesuar në transferimin e Pierre-Emerick Aubameyangut nga Arsenali në këtë verë.

Sulmuesi gabonez ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re me The Gunners dhe e dëshiron largimin nga Emirates.

Skuadra londineze e di se rrezikon të humbë lojtarin me parametra zero në verën e vitit 2021, pasi atëherë i përfundon dhe kontrata.

Atëherë, Arsenali është duke planifikuar ta shesë atë, derisa Nerazzurët nuk janë të vetmit në garë për të.

Lexo po ashtu Barcelona nuk interesohet më për Aubameyangun, përqendrohet te Lautaro

Real Madridi dhe Manchester United vazhdojnë të jenë të interesuar po ashtu për sulmuesin, mirëpo Interi i prinë garës.

Lautaro Martinez pritet të kalojë në këtë verë te Barcelona, andaj Antonio Conte e sheh Aubameyangun si zëvendësues të tij. /Telegrafi/