Site icon Telegrafi

Interi vazhdon ta ndjek Modricin, Ausilio synon ta transferojë në janar

Luka Modric (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio vazhdon ta ndjek me kujdes mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Një përpjekje gjatë verës e çoi në raportimin e Realit ndaj Interit në FIFA, por Ausilio nuk ka hequr dorë nga ringjallja e një marrëveshjeje në muajin janar.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA e quajti të rregullt veprimin e Interit muajin e kaluar dhe nuk ka asnjë padi në drejtim të tyre.

Lexo po ashtu Modric zgjidhet 'Lojtari i Vitit' nga FIFA

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Ausilio është duke hulumtuar për gjetjen e një mesfushori të ri në afatin e janarit.

Modric u zgjodh lojtari i vitit nga FIFA (Foto: Getty Images)

Sigurisht që mesfushori kroat i Real Madridit, Modric kryeson listën e dëshirave për blerje nga ana e Interit.

Në listë është edhe mesfushori i talentuar i Ajaxit, Frenkie de Jong, i cili gjithashtu është në shqyrtim nga drejtuesit.

Lexo po ashtu Luka Modric pas shpalljes lojtar i vitit: Ëndërr e bërë realitet, nder i madh

Së bashku me Interin, De Jong është gjithashtu një objektiv i Barcelonës.

Muaji janar pritet të jetë i nxehtë për klubin italian, pasi edhe përkundër rezultateve pozitive po has në vështirësi në mesin e fushës. /Telegrafi/

Exit mobile version