Telegrafi

Interi u takua me drejtuesit e Torinos dhe agjentin e Bremer

Interi takoi përfaqësuesit e Torinos dhe agjentin e Gleison Bremer të enjten mbrëma për të vazhduar negociatat për qendërmbrojtësin brazilian.

Nerazzurrët e kanë identifikuar qendërmbrojtësin brazilian si zëvendësuesin perfekt për Milan Skriniar, i cili është në prag të bashkimit me PSG-në.

Sipas disa raporteve, Bremer është i hapur për t’iu bashkuar Nerazzurrëve dhe tashmë ka një marrëveshje në parim me gjigantët e Serie A.

Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje personale me Gleison Bremer

Të tre palët u takuan të mërkurën mbrëma në Milano për të diskutuar transferimin e mbrojtësit në Giuseppe Meazza: Piero Ausilio për Interin, Emiliano Moretti dhe Davide Vagnati për Torinon dhe përfaqësuesi i lojtarit Paolo Busardo.

Sipas raportit, Torino dëshiron të paktën 40 milionë euro, por mund të pranojë Cesare Casadei si pjesë të marrëveshjes.

Interi është i hapur për të përfshirë talentin e tyre në marrëveshje, por dëshiron të mbajë një opsion rikthimi për 19-vjeçarin.

Bremer u emërua mbrojtësi më i mirë i Serie A në sezonin 2021/22 dhe së fundmi e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/