Interi ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen në shtëpi ndaj Genoas, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Nerazzurrët janë rikthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi dhe tashmë kanë kthyer pozitën e parë në tabelë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara, arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Antonio Candrevas, ndërsa dy minuta më vonë belgu asistoi për Roberto Gagliardinin që shënoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin Nerazzurrët të cilët dominuan dhe diktuan ndeshjen duke shënuar edhe dy gola tjerë për fitoren e lehtë ndaj Genoas.
Fillimisht ishte 17-vjeçari Sebastiano Esposito (64’) që shënoi nga pika e bardhë për 3-0, ndërsa Lukaku (71’) vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
⚽ | 64' SEBASTIANO!!!! 😍
On his full debut, Esposito holds his nerve to slot home from the spot and score his first Inter goal 👏👏#InterGenoa 3-0 pic.twitter.com/7vqrXuZo2O
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 21, 2019
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e parë me 42 pikë, po aq sa ka Juventusi i dyti, ndërsa Genoa renditet e 19-ta me 11 pikë.
Në takimin e radhës, zikaltrit luajnë në udhëtim te Napoli, ndërsa Genoa e pret Sassuolon. /Telegrafi/
https://twitter.com/InterFRAMedia/status/1208441491590438919
https://twitter.com/TifosiFCInter/status/1208446445583523840
https://twitter.com/djsheylex/status/1208458328994729984
lukaku ain’t playing games 👀 https://t.co/ZbnUgY27a2
— brandon (@arsenalistrator) December 21, 2019