Interi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Atalantas në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit italian.
‘Nerazzurrët’ kaluan në avantazh që në minutën e tretë përmes një autogoli të Berat Gjimshitit i cili ishte i pafat dhe shënoi në rrjetën e portës së tij për epërsinë e Interit prej 1-0.
Inter iu afrua seriozisht golit të dytë në minutën e tetë, kur pas ekzekutimit të gjuajtjes së lirë, Calhanoglu goditi shtyllën.
Epërsia e vendasve u dyfishua në minutën e dhjetë falë një super goli të realizuar nga Nicolo Barella i cili e la pa asnjë mundësi portierin mysafir për rezultatin 2-0.
Atalanta në anën tjetër pati dy mundësi të mira shënimi përmes Davide Zappacostas dhe Mateo Reteguit, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe në pjesën e dytë arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë, për të vulosur fitoren e thellë me rezultat 4-0.
Autor i të dy golave ishte francezi Marcus Thuram, i cili fillimisht shënoi në minutën e 47-të për rezultatin 3-0, ndërsa në minutën e 56-të realizoi për 4-0.
ANCORA T-I-K-U-S ⚽⚽⚽⚽
ANCORA T-I-K-U-S ⚽⚽⚽⚽
ANCORA T-I-K-U-S ⚽⚽⚽⚽Powered by @BetssonSport #ForzaInter #InterAtalanta pic.twitter.com/72do5ZyIEu
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 30, 2024
Pas kësaj fitoreje, Interi numëron shtatë pikë të grumbulluara dhe momentalisht mban pozitën e liderit në Serie A.
Ndeshjen e ardhshme të besuarit e Simone Inzaghit do ta luajnë ndaj Monzës në udhëtim më datë 15 shtator./Telegrafi/