Telegrafi

“Interi do t’i përgjigjet Allegrit në kohën e duhur” – Marotta deklarohet pas thumbimeve të trajnerit të Juventusit

Drejtori i Interit , Beppe Marotta ka thënë ata do t’i përgjigjen në kohën e duhur komenteve të trajnerit të Juventus, Max Allegri.

Me vendimet e fundit të diskutueshme të gjyqtarëve që lejuan Interin të barazonte me Genoan dhe të mundte Veronën, trajneri i Juventusit, Allegri, me tallje tha se gara për titull është mes hajdutëve dhe policëve.

“Ironia dhe metaforat janë të mira në futboll, e rëndësishme është që të ketë respekt brenda dhe jashtë fushës, në pritje të ndeshjes së 4 shkurtit që të gjithë e quajnë Derby d’Italia”, ka thënë CEO i Interit.

Lexo po ashtu Allegri thumbon rëndë Interin: Hajdutët ikin dhe policët ndjekin

Marotta, i cili ka punuar me Allegrin për shumë vite në Juventus, është pyetur në detaje për atë kishte thënë timonieri i rivalit kryesor.

“Gjithmonë mbështetem në favor të dikujt që vepron me mirëbesim. Allegri sigurisht po e interpreton rolin në mjedisin e tij. Ne do të përgjigjemi në kohën e duhur”, ka thënë Marrotta. /Telegrafi/