Telegrafi

Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Giroud

Olivier Giroud thuhet se është nisur në drejtim të Giuseppe Meazzas për ta kompletuar kalimin te Interi.

Sulmuesi francez po largohet nga Chelsea, shkaku që nuk po ka minutazhë të mjaftueshme nën urdhrat e Frank Lampardit.

La Gazzetta dello Sport raporton se fituesi i Kupës së Botës do të fitojë katër  milionë euro në sezon te Nerazzurët.

Në anën tjetër, Chelsea do të marrë fillimisht pesë milionë euro nga shitja e kartonit të tij, por që shuma mund të rrjetet në gjashtë milionë, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Lexo po ashtu Barcelona rivalizon Interin për Giroudin

Giroud ka mbetur si sulmuesi i tretë i bluve, duke mbetur pas Tammy Abrahamit dhe Michy Batyshyait.

Interi nuk është e vetmja skuadër në garë për francezin, pasi atë e do edhe Barcelona. /Telegrafi/