Telegrafi

Interi tenton huazimin e Vidalit nga Barcelona

Interi po tenton ta transferojë Arturo Vidalin nga Barcelona në këtë afat kalimtar veror në formë huazimi.

Sipas FcInterNews, klubi nga Milano ka pranuar sinjale pozitive nga skuadra katalunase dhe vetë mesfushori kilian për një marrëveshje transferimi.

Skuadra italiane kishte tentuar transferimin e 32-vjeçarit në verën e kaluar nga Bayern Munichu, mirëpo lojtari vendosi të kaonte në Camp Nou.

Vidal thuhet se është i gatshëm të largohet nga Camp Nou në këtë verë, shkaku i minutazhë së vogël që mori në sezonin e kaluar.

Blaugranasit në fillim të këtij viti e transferuan Frenkie de Jongun nga Ajaxi, andaj kiliani e di se nuk do të ketë shumë hapësirë në formacionin startues.

Antonio Conte kishte tentuar transferimin e Vidalit edhe në kohën kur ishte te Chelsea, mirëpo nuk ia kishte arritur qëllimit.

Kampioni i La Liga-së tani është i gatshëm që ta shesë mesfushorin te Nerazzurët, gjersa kërkon 25 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/