Site icon Telegrafi

Interi të nisë bisedimet për rinovimin me Lautaron, në kontratë edhe klauzola anti-Juve

(Foto: Instagram/lautaromartinez)

Interi thuhet t’i ketë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës së Lautaro Martinezit dhe dëshiron të përfshijë një klauzolë anti-Juventus në marrëveshjen e re.

Tuttomercatoweb bën të ditur se Nerazzurrët po e nisin javën me bisedimet lidhur me rinovimin e kontratës së argjentinasit.

Sulmuesi 22 vjeçar ka kontratë me ziklatrit deri në verën e vitit 2023, por klubi është i interesuar që ta përmirësoj dhe ta zgjatë atë.

(Foto: Instagram/lautaromartinez)

Interesimi i disa klubeve për shërbimet e tij, në veçanti Barcelonës, ka bërë që krerët e Interit të planifikojnë nënshkrimin e marrëveshjes së re që do të jetë valide deri në vitin 2025.

Pos kësaj, në kontratë pritet të përfshihet një klauzolë anti-Juve në vlerë prej 175 milionë euro, si edhe një tjetër për klubet tjera që padyshim se do të jetë më e ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version