Telegrafi

Interi tashmë ka përgatitur një tjetër ofertë për Joao Marion

Mediat në Portugali janë të sigurt se Interi ka gati ofertën prej 45 milionë eurosh plus pesë milionë euro bonuse për të bindur Sporting Lisbonën të lërë të lirë Joao Marion.

Mesfushori është dhe objektivi kryesor i tregu të transferimeve për zikaltërit, të cilët po bëjnë maksimumin për ta pasur 23-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu De Boer tregon klubet që ka refuzuar për Interin

Italianët kanë nisur bisedimet me agjentin e futbollistit, Kia Joorabchian, i cili do të jetë ndërmjetësi mes klubeve në këtë çështje, transmeton supersport.

Kjo pritet të jetë dhurata e parë për trajnerin e ri Frank de Boer.