Interi dhe Barcelona do të takohen gjatë ditës së mërkurë në mënyrë që të tentohet mbyllja e marrëveshjes për mesfushorin Rafinha.
El Mundo Deportivo shkruan se Interi është gati të paguajë 30 deri 35 milionë euro për Rafinhan dhe nuk është gati që të presë më shumë për nënshkrimin e brazilianit.
Barca kërkon 40 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse me Nerazzurët që po e konsiderojnë këtë si shumë për një lojtar i cili nuk ka luajtur që nga prilli për shkak të një dëmtimi në ligamente.
Për më shumë, nuk ka garanci se liderët e La Ligas do të pranojnë propozimin e Nerazzurëve për një transferim permanent.
Gazeta katalanase siguron se tashmë marrëveshja personale me lojtarin është arritur dhe detajet mund të finalizohen me arritjen e drejtorit sportiv Piero Ausilio në Barcelonë.
Në anën tjetër Barca është duke nxituar ta shesë lojtarin dhe po mirëpret interesimin edhe të skuadrave tjera për të.
Rafinha shihet si alternativë pëforcuese për mesfushën e Interit. /Telegrafi/