Në pasditen e së martës është aranzhuar një takim mes agjentit Fali Ramadanit dhe Interit.
Tema e takimit do të jetë e ardhmja e Stevan Jovetic dhe Ivan Perisic.
Për të fundit do jetë vetëm formalitet, kurse për të parin do definohen gjëra thelbësore.
Për ish-anësorin e Fiorentinës ka shfaqur interesim Sampdoria, Sevilla, Valencia dhe Newcastle.
Çmimi i Jovetic është rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/