Që Lionel Messi të luajë për një klub tjetër përveç Barcelonës, duket gjë e paimagjinueshme.
Sidoqoftë, në javët dhe muajt e fundit, ky skenar ka filluar të zbehet dhe lojtari e klubi po shkojnë drejt një ndarje.
Argjentinasi iu bashkua Barcelonës si një 13-vjeçar. Ai është aty tash e 20 vjet, duke shënuar 633 gola dhe duke i sjell klubit 30 trofe.
Në aspektin personal ai ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë”.
Pas humbjes së Barcelonës ndaj Osasunas, kur atë natë Real Madridi u shpall kampion, Messi nuk e mbajti vetën dhe iu drejtua shkove të skuadrës, por edhe klubit për përforcime.
Fillimisht u konfirmua se ai nuk do të largohet nga klubi këtë verë, por ai do të donte një sfidë të re në verën e vitit 2021.
Këtu në mes futet Interi. Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Interi po mendon një veprim të bujshëm për të nënshkruar me Messin në fund të kontratës së tij në vitin 2021. Në fakt, ky lajm ishte lajmi kryesor në faqen e parë të gazetës.
Aksionarët e klubit Suning Holdings Group besojnë se kanë para për t’i ofruar Messit aot që kërkon.
Për më tepër, babai i Messit, Jorge, po e transferon biznesin e tij në Milano muajin tjetër dhe Interi beson se ky është hapi i parë për të bërë këtë veprim. /Telegrafi/