Telegrafi

Interi do ta rikthejë Mosesin te Chelsea

Interi nuk është i gatshëm të paguajë opsionin prej 12 milionë eurosh për të blerë Victor Moses nga Chelsea, kështu që lojtari do të kthehet në Stamford Bridge këtë verë.

Anësori nigerian kishte qenë në huazim te Fenerbahce, por shkurtoi atë përvojë të shkurtër në janar për t’u ribashkuar me Antonio Conte në Giuseppe Meazza.

Moses bëri tre paraqitje në Serie A, dy në Coppa Italia dhe dy në Ligën e Evropës, ku shumica e tyre erdhën si zëvendësues.

Lexo po ashtu Interi sakrifikon tre lojtarë për Federico Chiesan

Burime të shumta thonë se Interi dëshiron një zbritje në opsionin prej 12 milionë eurosh për të blerë, por gazeta The Sun insiston se Chelsea po qëndron i fortë.

Në qoftë se Chelsea nuk është gati të përgjysmojë atë shifër ose të ofrojë një marrëveshje të zgjatur huazimi, atëherë Moses do të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Është një çmim shumë i lartë për 29-vjeçarin, duke marrë parasysh që kontrata e tij me Chelsea skadon në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/