Telegrafi

Interi sytë nga talenti Scalvini, Atalanta kërkon 40 milionë euro

Interi i ka vënë sytë qendërmbrojtësit 19 vjeçar të Atalantës, Giorgio Scalvini. Por, nuk do ta ketë lehtë.

Atalanta dëshiron jo më pak se 40 milionë euro për atë që po cilësohet si e ardhmja e ndritur e Italisë.

Lojtarit tashmë ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Interin.  Sipas GdS, klubi nga Milano gjithashtu është i gatshëm të përfshirë në marrëveshje dhe Giovanni Fabbian që po kalon një sezon të mirë te Reggina.

Vlen të ceket se për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli.

Scalvini këtë sezon me Atalantan në Serie A është paraqitur 14 herë dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/