Site icon Telegrafi

Interi synon transferimin e njërit mes Palmierit ose Alonsos

Interi thuhet se po planifikon të nënshkruajë njërin nga mbrojtësit e Chelseat, Emerson Palmieri apo Marcos Alonso këtë verë.

Nerazzurrët filluan sezonin me Kwadwo Asamoah dhe Antonio Candreva si anësor të rregullt në sistemin 3-5-2 të Antonio Contes.

Sidoqoftë, Asamoah ka luftuar me lëndime, dhe Candreva do të mbush 33 vjet pas disa ditëve, duke bërë drejtuesit të mendojnë për të ardhmen.

Lexo po ashtu Conte dëshiron Alonson te Interi

Ashley Young dhe Victor Moses erdhën në afatin kalimtar të janarit si përforcime të lira, pasi Interi luan edhe në Ligën e Evropës.

Cristiano Biraghi dhe Moses janë vetëm si huazim te Interi, dhe Tuttosport pret që të dy të kthehen në klubet e tyre, përveç largimit të Asamoah.

Kjo do të linte vetëm Young, Candreva dhe Valentino Lazaro të rikthyer për të dy pozicionet e krahëve.

Tuttosport shton që Conte do të donte njërin nga dy mbrojtësit e Chelseat, Alonson ose Palmierin për sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Agjenti konfirmon interesimin e Juventusit dhe Interit për Palmierin

Conte ka punuar me të dy lojtarët sa ai ishte përgjegjës në Chelsea dhe i njeh mjaft mirë cilësitë e tij.

Kontrata e Alonsos me Chelsean skadon në qershor të vitit 2023, ndërsa ajo e Palmierit në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version