Telegrafi

Interi synon transferimin e Iscos në janar

Isco Alcoron pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori spanjoll nuk ka pasur hapësirat e duhura nga trajnerit Zinedine Zidane dhe nuk e ka një marrëdhënie të mirë me francezin.

Trajneri Zidane i ka bërë me dije Iscos se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe se është i lirë të largohet.

Arsenali mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me spanjollin, por së fundmi garës iu është bashkuar edhe Interi.

Gjiganti italian synon ta largojë danezin Christian Eriksen dhe trajneri Antonio Conte kërkon transferimin e Iscos.

Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë raportuar se dy klubet mund të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi që Eriksen t’i bashkohet Real Madridit ndërsa Isco të kalojë te Interi.

28-vjeçari këtë edicion me Real Madridin ka luajtur në vetëm 10 takime, ku shumicën e rasteve është inkuadruar nga banka rezervë.

Ish-lojtari i Valencias dhe Malagas synon që të largohet nga Reali për të luajtur më shumë, pasi qëllimi i tij është të marrë pjesë në Euro 2021 me Kombëtaren e Spanjës. /Telegrafi/