Site icon Telegrafi

Interi synon ta kompletojë transferimin e Emerson Palmierit në janar

Emerson Palmieri vazhdon të jetë një objektiv i Interit për repartin e mbrojtjes.

Mbrojtësi i majtë italian është duke u kërkuar nga Neroazzurët që një vit dhe duket se transferimi i tij do të kompletohet këtë afat kalimtar të janarit.

Corriere dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Interit kanë nisur kontaktet me ata të Chelseat për afrimin e lojtarit.

Palmieri është dëshira kryesore e trajnerit Antonio Conte për krahun e majtë të mbrojtjes dhe ai kërkon transferimin e tij.

26-vjeçari nga ana tjetër nuk po luan shumë këtë edicion nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard dhe ka kërkuar largimin nga Stamford Bridges.

Reprezentuesi italian ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e lojtarit nëse vije ndonjë ofertë rreth 20 milionë euro.

Por përveç Interit në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat tjera italiane Juventus dhe Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version