Interi besohet të jetë i prirur për të sjellë Marco Benassin përsëri në klub, kështu që mund t’i ofrojë Fiorentinas, Yann Karamohin, në këmbim.
Mesfushori italian erdhi përmes akademisë të të rinjve të Nerazzurriëve, ku fitoi edhe disa trofe me gjeneratat e reja.
Por, pas vetëm gjashtë paraqitjeve të Serie A me Nerazzurrët, ai u bashkua me Torinon në një marrëveshje të bashkëpronësisë.
Torino fitoi ankandin e verbër për gjysmën e kartonit të kontratës së tij dhe italiani u bë një lojtar formacioni te klubi torinez.
Pas tri sezoneve me klubin ‘Granata’, Torino e shiti Benassin te Fiorentina në verën e vitit 2017.
Tani gazeta Tuttosport raporton se Interi dëshiron ta sjellë Benassin përsëri në Giuseppe Meazza.
Sipas kësaj, Interi janë të gatshëm të ofrojnë edhe shërbime e talentit francez, Yann Karamoh, në këmbim.
Talenti francez është në huazim te Bordeaux, kështu që një marrëveshje nuk ka gjasa këtë muaj, por shkëmbimi potencial është një opsion për verën. /Telegrafi/