Telegrafi

Interi siguron shërbimet e talentit të Panathinaikosit

Interi thuhet se ka arritur marrëveshje bazë për transferimin e Lazaros Lamprou si lojtar të lirë.

Sulmuesi është vetëm 18 vjeç dhe është në pronësi të Panathinaikosit.

Zikaltrit janë duke e monitoruar qe një kohë dhe tash raportohet të kenë arritur marrëveshje.

Sipas Calcionews24, lojtari ia ka dhënë fjalën Interit se do të kalojë në Serie A nga sezoni i ardhshëm.

Kontrata e tij me Panathinaikosin skadon gjatë verës. /Telegrafi/