Site icon Telegrafi

Interi shtanget nga paga e lartë që po kërkon Lukaku

Romelu Lukaku. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Romelu Lukaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardit te Interi.

Ka qenë vetë sulmuesi belg që ka thënë ditë më parë se do t’i pëlqente të luante në Serie A.

Interi është vënë në lëvizje dhe ka filluar kontaktet me Manchester Unitedin për transferimin e Lukakus.

Por siç ka raportuar Tuttosport, Neroazzurrët kanë mbetur të shtangur nga kërkesat e larta financiare të Lukakus.

26-vjeçari i ka bërë me dije klubit italian se dëshiron pagë vjetore prej nëntë milionë eurove në stinor dhe kjo kërkesë nuk i ka pëlqyer fare Interit.

Romelu Lukaku. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Zikaltërtit janë gati t’i ofrojnë deri në gjashtë milionë euro, por vështirë se belgu do të pranojë me këto kushte t’i bashkohet Interit.

Lukaku aktualisht është në një marrëveshje me Djajtë e Kuq deri në qershor të vitit 2022.

Për sulmuesin e Kombëtares së Belgjikës, interesim kanë shfaqur edhe dy skuadrat tjera italiane Roma dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version