Telegrafi

Interi shpreson ende në Conten

Interi thuhet se mbetet me shpresë për tundimin e Antonio Conte për ardhjen e tij në San Siro, pavarësisht se trajneri ka deklaruar se do të qëndrojë te Chelsea.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport, ditët e ardhshme do të jenë kritike pasi shefi italian kërkon garanci nga pronari i Bluve, Roman Abramovich për sezonin e ardhshëm.

Conte thuhet se dëshiron garanci të caktuara përpara se të angazhohet në një sezon tjetër, pasi ai dëshiron të arrijë suksesin e Ligës së Kampionëve, përcjell Telegrafi.

Gazeta italiane raporton se falë punës së shkëlqyeshme diplomatike nga drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, klubi ende shpreson të sjellë ish-bosin e Juventusit.

Oferta e Interit në drejtim të Contes supozohet të jetë prej 15 milionë eurove për sezon. /Telegrafi/