Telegrafi

Interi shpreson ende në transferimin e Modricit

Luka Modric (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ylli kroat i Real Madridit, Luka Modric vazhdon ende të mbetet objektiv i skuadrës italiane, Interit.

Nerazzurrët tentuan disa herë gjatë verës të transferojnë Modricin në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, përgjigjet e Florentino Perez ishin gjithmonë negative, pasi presidenti i Real Madridit ka refuzuar të privohet nga shitja e kroatit.

Lexo po ashtu Fansat e UEFA-s zgjedhin ekipin e vitit 2018, nuk mungojnë yje si Modric, Messi dhe Ronaldo

Por, Interi vazhdon të ketë besim në transferimin e Modricit këtë verë, pas përpjekjeve të dështuar për fituesin e Topit të Artë 2018.

Sipas mediumit italian Calciomercato, drejtori i Interit, Giuseppe Marotta shpreson të sigurojë një marrëveshje për kroatin në fund të sezonit.

Kontrata e tanishme e Modricit në Santiago Bernabeu do të përfundojë në vitin 2020 dhe drejtuesi i Interit shpreson të arrij më lehtë tek ai.

Lexo po ashtu Modric refuzon ofertën e Realit për rinovimin e kontratës

Është sugjeruar që Modric do të favorizonte një lëvizje për Interin, pasi aty luajnë shumë bashkëkombës të tij kroat.

Te Interi, fituesi i Topit të Artë mund të lidhet me Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko. /Telegrafi/