Ylli kroat i Real Madridit, Luka Modric vazhdon ende të mbetet objektiv i skuadrës italiane, Interit.
Nerazzurrët tentuan disa herë gjatë verës të transferojnë Modricin në Giuseppe Meazza.
Megjithatë, përgjigjet e Florentino Perez ishin gjithmonë negative, pasi presidenti i Real Madridit ka refuzuar të privohet nga shitja e kroatit.
Por, Interi vazhdon të ketë besim në transferimin e Modricit këtë verë, pas përpjekjeve të dështuar për fituesin e Topit të Artë 2018.
Sipas mediumit italian Calciomercato, drejtori i Interit, Giuseppe Marotta shpreson të sigurojë një marrëveshje për kroatin në fund të sezonit.
Kontrata e tanishme e Modricit në Santiago Bernabeu do të përfundojë në vitin 2020 dhe drejtuesi i Interit shpreson të arrij më lehtë tek ai.
Është sugjeruar që Modric do të favorizonte një lëvizje për Interin, pasi aty luajnë shumë bashkëkombës të tij kroat.
Te Interi, fituesi i Topit të Artë mund të lidhet me Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko. /Telegrafi/