Site icon Telegrafi

Interi shpreh interesim për të paguar klauzolën e Griezmann

Pas raportimeve se Interi në të ardhmen e afërt do të provojë të nënshkruan me Lionel Messin, por gjithmonë në rast se argjentinasi dëshiron largimin nga Barcelona.

Por, sikur të mjaftonte kjo. Mesfushori i Interit, Joao Mario, në një intervistë në shaka ka thënë se flet shpesh me Cristiano Ronaldon dhe do të provojë në të ardhmen të bindë portugezin t’i bashkohet klubit nga Milano.

Lexo po ashtu “Po mundohem ta bind Ronaldon që t’i bashkohet Interit”

Pas raportimeve për Messin dhe CR7, sipas CalcioMercato, Interi në verë do të provojë të paguajë klauzolën e Antoine Griezmann, për të cilin ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi.

Klauzola e 25-vjeçarit është 129 milionë euro, por duke ditur fuqinë financiare të  Suning Commerce Group, kjo shumë nuk pritet të jetë problem i madh. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Interi bën planin për transferimin e Messit në verë
Exit mobile version