Interi është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, pasi i ka shënuar dy gola në portën e Milanit (2-0) në pjesën e parë të sfidës kthyese gjysmëfinale në Giuseppe Meazza.
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, ishte protagonisti kryesor në 45 minutat e parë, në të cilin arriti dy herë ta tundë rrjetën.
Zhvillohej minuta e katërt e takimit kur pas një harkimi nga Matteo Darmian, ‘numri 10’ i Nerazzurrëve goditi me vole për të realizuar një gol të bukur.
I njëjti futbollist arriti të shmangë kurthin e pozitës jashtë loje duke pranuar një top nga Joaquin Correa dhe duke e paraboluar portierin Mike Maignan (40’).
Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i Milanit në gjysmën e dytë të takimit në përpjekje për t’i ndryshuar gjërat. /Telegrafi/
WONDERFUL GOAL BY LAUTARO!!
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) April 19, 2022
https://twitter.com/JuannDis/status/1516503596241592320