Telegrafi

Interi rivalizon Milanin për Sensin

Stefano Sensi (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Pas Milanit edhe Interi është i interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin italian të Sassuolos, Stefano Sensi.

Rossonerët kanë qenë shumë të lidhur me 23-vjeçarin në javët e fundit, me disa raporte se ai tashmë ka pranuar një lëvizje në San Siro.

Megjithatë, tani Milani ka një konkurrent të fortë për shërbimet e mesfushorit të Sassuolos.

Lexo po ashtu Sensi shihet si zëvendësues i Biglias te Milani

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Interi është gjithashtu i interesuar, duke krijuar një Derby della Madonnina në tregun e transferimeve.

Biglia dhe Sensi gjatë një dueli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani dëshiron të nënshkruajë menjëherë me Sensin, pasi ata kanë një krizë dëmtimesh në repartin e mesfushës.

Trajneri i klubit Neroverdi, Roberto De Zerbi, dëshiron të mbajë mesfushorin deri në fund të sezonit, dhe kjo mund të hapë derën për Interin.

Lexo po ashtu Mancini flet për lënien jashtë listës të Balotellit e Belottit dhe ftesën për Tonalin, Sensin e Grifon  

Nerazzurët nuk kanë gjasa të lëvizin në afatin e janarit për shkak të kufizimeve financiare të Fair Play-t, por periudha raportuese përfundon më 30 qershor.

Në rast transferimi, skuadra që blen kartonin e Sensit duhet të paguajë së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/