Pas Milanit edhe Interi është i interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin italian të Sassuolos, Stefano Sensi.
Rossonerët kanë qenë shumë të lidhur me 23-vjeçarin në javët e fundit, me disa raporte se ai tashmë ka pranuar një lëvizje në San Siro.
Megjithatë, tani Milani ka një konkurrent të fortë për shërbimet e mesfushorit të Sassuolos.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Interi është gjithashtu i interesuar, duke krijuar një Derby della Madonnina në tregun e transferimeve.
Milani dëshiron të nënshkruajë menjëherë me Sensin, pasi ata kanë një krizë dëmtimesh në repartin e mesfushës.
Trajneri i klubit Neroverdi, Roberto De Zerbi, dëshiron të mbajë mesfushorin deri në fund të sezonit, dhe kjo mund të hapë derën për Interin.
Nerazzurët nuk kanë gjasa të lëvizin në afatin e janarit për shkak të kufizimeve financiare të Fair Play-t, por periudha raportuese përfundon më 30 qershor.
Në rast transferimi, skuadra që blen kartonin e Sensit duhet të paguajë së paku 20 milionë euro. /Telegrafi/