Site icon Telegrafi

Interi rikthen interesimin për Firpon, shpreson që Barca ta ulë çmimin

(Foto: Instagram/juniorfirpo3)

Mbrojtësi i Barcelonës, Junior Firpo, është bërë shënjestër e klubit italian, Inter.

Nerazzurrët kishin shprehur interesim për 24-vjeçarin më herët gjatë këtij viti, mirëpo nuk arritën marrëveshje me Blaugranët.

Klubi spanjoll e vlerësonte lojtarin e vet 40 milionë euro, shumë të cilën zikaltrit nuk ishin të gatshëm që ta pranonin.

(Foto: Instagram/juniorfirpo3)

Ndërsa tani, Interi shpreson që Barca ta ulë kërkesën për çmimin e lojtarit në vitin e ardhshëm, si pasojë e krizës financiare të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Lexo po ashtu Barcelona do të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në janar për të mbledhur fonde shkaku i humbjeve të mëdha

Calcio Mercato bën të ditur që klubi italian mendon seriozisht për shërbimet e Firpos, por kushti është që çmimi i futbollistit të jetë më i ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version