Klubi italian, Interi është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Vidal ka qenë disa herë i lidhur me një transferim te Nerazzurrët në afatet e fundit kalimtare, por një gjë e tillë nuk u materializua asnjëherë.
Sipas gazetës Sport, Interi është i gatshëm t’i ofrojë Vidalit një marrëveshje trevjeçare me një pagë të mirë, por Barça duhet të ulë çmimin e transferimit.
Interi nuk beson se 20 milionë euro që Barcelona po kërkojnë është shifër e drejtë për moshën e tij dhe faktin se ka të mbetur vetëm një vit në kontratë.
Ata gjithashtu nuk duan që ai të përfshihet në ndonjë marrëveshje për sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez, i cili kërkohet nga Barcelona.
Klauzola e lirimit të Lautaros është 111 milionë euro dhe Interi nuk do ta ulë atë.
Bisedimet janë të hapura dhe ekziston një ndjenjë e mirë mes të dy palëve, prandaj ka shpresë për një marrëveshje për të dy lojtarët. /Telegrafi/