Inter thuhet se kanë refuzuar kërkesën e Romës për të shkëmbyer Edin Dzeko me sulmuesin e talentuar, Sebastiano Esposito.
Nerazzurët janë shumë afër t’i marrin shërbimet e sulmuesit boshnjak, që shihet si një rezervë për Romelu Lukakun, por të dy klubet nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje për shumën e transferimit.
Sipas Corriere della Sera, Dzeko do të ishte transferuar te Interi qysh në fillim të këtij afati nëse do ta linin Esposito të lëvizte në anën tjetër.
Lojtari 17-vjeçar, sipas gazetës, vlerësohet nga zyrtarët e klubit si lojtari më premtues që do të vijë që nga koha e Mario Balotellit.
Ai ka zhvilluar disa ndeshje parasezonale , duke përfituar nga mungesa e opsioneve në fazën e sulmit, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
Inter duket se e kanë mësuar mësimin e tyre që nga vera e kaluar, kur ata sollën në Radja Nainggolan në shkëmbim të Nicolo Zaniolos.
Ndërsa Nainggolan tashmë është larguarnga Giuseppe Meazza, Zaniolo po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse te Giallorossët. /Telegrafi/