Interi është duke refuzuar që të shesë Milan Skriniarin në këtë afat kalimtar veror te Tottenham Hotspuri, raporton Fabrizio Romano.
Në Itali kanë mbetur më pak se katër orë deri në mbylljen e afatit të transferimeve, e që Nerazzurët nuk duan ta shesin sllovakun.
Tottenhami po e kërkon me ngulm transferimin e mbrojtësit, derisa ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e tij.
Interi e ka refuzuar atë ofertë menjëherë dhe nuk po pranon që të shesë Skriniarin në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Skuadra italiane i bëri me dije Tottenhamit se marrëveshja është anuluar dhe lojtari nuk shkon askund. /Telegrafi/
Inter won’t sell Milan Skriniar to Tottenham on last hours of #DeadlineDay. No agreement, no fresh bid after last one [€35m] turned down. Also Spurs sources consider the deal ‘off’. ⚪️ #THFC #Spurs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 5, 2020